Rama pret kryeministren daneze, i jep dhuratën e veçantë

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen


Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në vizitën e parë zyrtare të një kryeministri të Danimarkës në Shqipëri.

Gjatë pritjes në zyrën e tij, kryeministri Rama tha se, “ka disa krijues danezë, arkitektë që punojnë në Tiranë. Është studioja që punon për Teatrin e ri Kombëtar dhe një studio tjetër që ka fituar një konkurs për një kullë në qendër”.

“Kjo është zyra ime, këtu punoj dhe këtu pikturoj, ndodh gjatë takimeve”, tha Rama.

Kryeministri Rama i dhuroi homologes daneze një shall të punuar me dorë, si edhe një çantë me motive të një mozaiku të bukur të Shqipërisë, të cilin e cilësoi, “një edicion shumë të kufizuar për Ju”.

Kryeministrja Frederisken e falënderoi kryeministrin Rama për dhuratën.

Kreu i qeverisë e njohu më tej kryeministren daneze me ambientet e Kryeministrisë, Qendrën për Hapje dhe Dialog, ku ndodhet një kinema e vogël, biblioteka, videoteka, etj.

Më tej Rama dhe Frederiksen vizituan Piramidën, e cila po kthehet në qendrën më të madhe rajonale të novacionit digjital.

Rama tha se ky projekt po realizohet nga një studio me mjaft emër holandeze.

“E kemi rindërtuar thuajse të gjithën, këtu ka qenë Piramida,tani do të jetë për biznese start-up, kurse për fëmijët me të gjithë elementët e novacionit digjital. Nuk e di nëse keni dëgjuar për një program të jashtëzakonshëm të krijuar në Armeni dhe quhet TUMA, më pas u mor në Francë, Londër dhe ne jemi të tretët që e kemi marrë, ku fëmijët e moshës 7-10-vjeçare mësojnë teknologjinë në mënyrë shumë ndryshe nga ajo e zakonshmja, ku mësohet Robotika etj.”, theksoi Rama.

Rama dhe Frederiksen përshkuan më pas në këmbë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Ky bulevard është projektuar nga italianët në kohën e mbretit. Ndërtesa e kryesisë së Kuvendit është ndërtuar nga sovjetikët në vitet ’50”, tha Rama.

Kryeministrja e Danimarkës në Shqipëri, Mette Frederiksen vizitoi sot Tiranën, ku zhvilloi një takim dhe konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…