Vizita zyrtare në NATO, Begaj takon Stoltenberg

Kreu i Shtetit do të ketë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në NATO më datë 7 mars 2023.

Presidenca njoftoi sot se Kreu i Shtetit do të ketë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.

Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Begaj do të shoqërohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralbrigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e Bajram Begajt në cilësinë e Presidentit të Republikës.

Në përfundim të takimit, në orën 13:00, Presidenti Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër