Plani Franko – Gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës

Në përputhje me Kartën e OKB-së, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore


Nga Lutfi Dervishi

Palët do të zhvillojnë reciprokisht marrëdhënie normale, të mira fqinjësore, të bazuara në të drejta të barabarta. Të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet përkatëse dhe simbolet shtetërore.

Të dyja palët do të mbështesin aspiratat e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian pavarësisht qëndrimeve diametralisht të kundërta për Ballkanin e Hapur.

Ndërsa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut të nisur me mbledhjet e përbashkëta të qeverive më 2014 dhe të konkretizuara me 130 marrëveshje, me synimin që këto 130 marrëveshje të çojnë në një marrëveshje ku Tirana dhe Prishtina të biend dakord që të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara.

BE vëren me kënaqësi që pas 10 viteve përpjekje, mund dhe sakrifica u arrit për herë të dytë te abetarja e përbashkët.

Në përputhje me Kartën e OKB-së, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Palët bien dakord që të rregullojnë bilancin tregtar mes dy vendeve.

Për këtë Tirana zyrtare angazhohet:

– që të heqë barrierën/traun në rrugën e Kombit duke nisur me ulje graduale të tarifës 5 euro deri në zerim në vitin 2044.

Palët bien dakord të mos pengojnë respektivisht pataten e Shishtavecit dhe rrushin e Rahovecit.

Palët bien dakord që në të ardhmen do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, trafikut dhe lidhjes, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtjen e mjedisit, dhe fusha të tjera, në mënyrë të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike

Tirana angazhohet që ashtu si Prishtina të vendosë në programet mësimore vizita në qytetet e Kosovës.

Nga të dyja palët u vu në dukje përkushtimi i BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe. Me rëndësi mbetet që ideja 25 vjeçare e një rruge hekurudhore Tiranë- Prishtinë, të paktën të sendërtohet në një letër.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kombëtares së Futbollit në Shqipëri. Kosova angazhohet që të vijojë me ofrimin e talenteve siç ka bërë deri më tani.
Shqipëria do të heqë dorë nga trysnia që Kosova të mos zhvillojë festivalin kombëtar të Këngës në RTK.

Palët angazhohen që nuk do të bëjnë fushatë kundër njëra-tjetrës në Eurovizion.

Për të mos rritur tensionet në mjedisin on line, palët angazhohen që të mos angazhojnë trollet për sulme ndaj kryeministrave respektivë të dy shteteve, në faceboo, tik-tok, instagram dhe tëitter.

Tirana do të heqë dorë nga projekti i Shqipërisë së Madhe, në këmbim edhe Prishtina do të heqë dorë nga ideja e Kosovës së Madhe.

Shqipëria angazhohet të mos ofrojë ekspertizë dhe asnjë lloj ndihme në raste se në Kosovë bie tërmet ose zhvillohen zgjedhje.

Kosova angazhohet të mos marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.

Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, i cili do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme.

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…