Margariti: Një qiri për shpirtrat e viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri!

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka publikuar fotot nga ndezja e qirinjve, në kujtim të viktimave të tërmetit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka publikuar fotot nga ndezja e qirinjve, në kujtim të atyre që humbën jetën në tragjedinë e tërmetit në kufirin Turqi-Siri.

Në mbarë vendin sot, në orën 18:00 institucionet vendore dhe qendrore ndezën qirinj, në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë, mëngjesin e 6 shkurtit.

Kjo e hënë është shpallur Ditë Zie Kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra viktimave të tërmetit të një jave më parë në Turqi dhe Siri.

Ndërsa flamuri kombëtar në të gjitha institucionet është ulur në gjysmë shtizë.

Krahas institucioneve, edhe qytetarët nga zonat e ndryshme të vendit janë solidarizuar duke ndezur qirinj në qendrat e qyteteve dhe duke u lutur për jetët e humbura në tragjedinë e Turqisë dhe Sirisë.

Postimi i Ministres Margariti

?️ Një qiri për shpirtrat e viktimave të tërmetit në Turqi e Siri.
I bashkohemi dhimbjes së të gjithë atyre që humbën njerëzit e dashur apo që sot janë nën qiell të hapur!

?️ Një qiri për shpirtrat e viktimave të tërmetit në Turqi e Siri.
I bashkohemi dhimbjes së të gjithë atyre që humbën njerëzit e dashur apo që sot janë nën qiell të hapur!

Posted by Elva Margariti on Monday, February 13, 2023

Bibliotekat kombëtare shqiptare dhe hungareze nisin bashkëpunimin profesional e shkencor

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare Széchényi e Hungarisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit profesional,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bibliotekat kombëtare shqiptare dhe hungareze nisin bashkëpunimin profesional e shkencor

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare Széchényi e Hungarisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit profesional,…