“Mercedes-Benz” dhe gjenialiteti i femrës!

“MERCEDES – BENZ” ja dedikon emrin nje vajze te vogel austriake (me origjine hebreje), Mercedes Jellinek.


Nga Prof. Assoc. Dr. Elvin Meka

“MERCEDES – BENZ” ja dedikon emrin nje vajze te vogel austriake (me origjine hebreje), babai i së cilës, tregtar i veturave Daimler, ka meritën e futjes së veturave Daimler ne garat sportive, prej te cilave “Mercedes Benz” nuk do te dilte me!

Mercedes Jellinek.

Fama dhe suksesi i “MERCEDES – BENZ” lidhet përjetësisht me emrin e dy femrave: vajzes Mercedes dhe pashmangshmerisht me emrin e BERTHA BENZ, bashkeshortja dhe bashkepunetorja gjeniale e Karl Benz, patentuesit te pare te vetures me motor me djegie te brendshme, qe ishte inspiruesja dhe nxitesja kryesore e perpjekjeve te tij pas shume deshtimesh me projektimin e vetures Benz (dhe njekohesisht shpikesja e pare e frenave te vetures).

Bertha Benz

Ajo ishte personi i pare ne bote qe beri nje udhetim te gjate (105 kilometra) me veture (Benz Patent Wagen), krejt e vetme! Karl Benz nuk i besonte shpikjes se vet dhe kishte frike ta testonte ate; Bertha Benz jo vetem nuk pati frike, por guxoi dhe e mori vet veturen, duke u kthyer te Karl Benz-i me nje sere shpikjesh, qe i linden asaj ne koke gjate ketij udhetimi e qe u zbatuan ne veturen Benz e me pas ne gjithe industrine automobilistike!
Guximi i Berthes ishte celesi i fillimit te shitjeve te vetures BENZ!!!

Vetura e pare me stemen MERCEDES.

Askush nuk do blinte nje veture qe ishte e patestuar!

Pra, mendja e femres eshte me shume pjellore sesa e mashkullit!!!

NJERIU I PARE NE BOTE QE KA UDHETUAR ME VETURE ESHTE NJE FEMER DHE JO NJE MASHKULL!!!!

MERCEDES – BENZ eshte e vetmja marke veturash ne bote qe mban emrin e nje femre; e vetmja marke (brand) veturash qe vlen me shume se cdo marke tjeter veturash ne bote dhe që lidhet ekskluzivisht me luksin, simbolin e statusit dhe apogjeun e çdo aspekti teknologjik ne boten e AUTOMOBILIT!!!

P.S.: Pas burrave te medhenj qendrojne perhere femra edhe me madheshtore!!!!

Evoluimi i stemes se Mercedes-Benz pergjate historise.
Prof. Assoc. Dr. Elvin Meka

——–
Prof. Assoc. Dr. Elvin Meka,
Dekan i FAKULTETIT TË EKONOMISË, BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT
UNIVERSITETI EVROPIAN I TIRANËS, UET

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi takim me atashetë ushtarakë: Bashkëpunimi, themeli i sigurisë së përbashkët

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim prezantues me atashetë ushtarakë të akredituar në Shqipëri.