Parlamenti Europian nis hetimet ndaj komisionerit të BE-së, Oliver Varhelyi

PE ka miratuar kërkesën e eurodeputëve me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime.

Parlamenti Europian ka miratuar zyrtarisht kërkesën për hetim ndaj Komisionerit, Oliver Várhelyi, rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor.

Parlamenti ka miratuar kërkesën e eurodeputëve me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime.

Ai do të hetohet për favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të organizatës. Një nga rolet kryesore sipas tyre është që  të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë dhe jo të bëjë të kundërtën.

Një nga argumentet e eurodeputetëve është se komisioneri Várhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ndaj demokracisë.

Sipas tyre, ai gjithashtu mbështet veprimet e Milorad Dodik. Komisionieri i zgjerimit Varhelyi konsiderohet si njeriu i Orbanit në Bruksel dhe është kritikuar edhe më parë për sjellje miqësore dhe të butë ndaj autokratëve të Ballkanit, sidomos presidentit serb, Aleksander Vuçiç.

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Kryeministri Edi Rama u kërkon sërish studentëve dhe pedagogëve protestues të ulën në dialog.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Kryeministri Edi Rama u kërkon sërish studentëve dhe pedagogëve protestues të ulën në dialog.