Kosova eksporton më së shumti në Amerikë dhe Shqipëri, importon nga Turqia dhe Serbia

Në Kosovë brenda vitit të kaluar janë importuar mallra më së shumti nga Turqia, Gjermania, Serbia dhe Greqia. Kurse, janë eksportuar mallra në Amerikë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut e Zvicër.

Në Kosovë brenda vitit të kaluar janë importuar mallra më së shumti nga Turqia, Gjermania, Serbia dhe Greqia. Kurse, janë eksportuar mallra në Amerikë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut e Zvicër.

Në një grafikë, të cilën e ka publikuar Instituti GAP, janë renditur 10 vendet partnere të Kosovës në tregti për eksport dhe import.

Vendi ku Kosova eksporton më së shumti janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përbëjnë 15.09 për qind të eksportit të përgjithshëm në një vit.

Po ashtu edhe Shqipëria me 11.9 për qind, në një vlerë për mbi 100 milionë euro.

Vendet e tjera në të cilat ka eksportuar Kosova janë Maqedonia, Gjermania, Zvicra, Serbie e të tjera.

Ndërkaq, Kosova importon më së shumti nga Turqia, sipas të dhënave të Doganës.

Përgjatë vitit 2022, Kosova ka importuar në vlerën prej 839.2 milionë eurove prej Turqisë.

Pas Turqisë, më së shumti ka importuar nga Gjermania, Kina, Serbia, Greqia.

Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i mallrave nga shtetet e huaja. Vetëm gjatë vitit 2022 në vendin tonë kanë hyrë mbi 5 miliardë euro mallra, derisa 370 milionë vetëm nga Serbia.

Në 5 vitet e fundit, Kosova ka importuar më së shumti mallra nga Serbia në vitin 2017. Në vitin 2017 vlera e importit të mallrave nga Serbia ishte 449 milionë e 305 mijë euro, në vitin 2018 ishte 386 milionë e 475 mijë euro, më 2019 ishte vetëm 4 milionë e 443 mijë euro. 2019-ta ishte viti kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj kishte vendosur taksë 100% për produktet që vinin nga Serbia.

Në vitin kur u shfaq pandemia, 2020, vlera e importit nga Serbia ishte 173 milionë e 428 mijë euro. Kurse në vitin 2021, vlera është rritur përsëri dhe ka arritur në 305 milionë e 398 mijë euro. /MONITOR

Lexo më shumë nga

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.