Udhëheqja amerikane në arenën botërore

Gjashtë muajt e parë të mandatit të Presidentit Joe Biden kanë shënuar rritjen e vlerësimit për udhëheqjen amerikane në arenën botërore. Rritja e vlerësimit vjen pas një rënie rekord gjatë vitit të fundit të administratës së Presidentit Donald Trump, sipas organizatës Gallup, e cila zhvilloi një sondazh me afro 50 vende.

Gjashtë muajt e parë të mandatit të Presidentit Joe Biden kanë shënuar rritjen e vlerësimit për udhëheqjen amerikane në arenën botërore. Rritja e vlerësimit vjen pas një rënie rekord gjatë vitit të fundit të administratës së Presidentit Donald Trump, sipas organizatës Gallup, e cila zhvilloi një sondazh me afro 50 vende.

Ndërsa mbështetja për Presidentin amerikan Joe Biden ka rënë brenda vendit, në arenën ndërkombëtare lajmet janë më inkurajuese.

Sipas një raporti të ri të organizatës Gallup, mbështetja për udhëheqjen amerikane është rritur nga 30% në vitin 2020 në 49% që nga gushti i këtij viti, në 46 vende dhe territore.

Ndryshimi është ndikuar pjesërisht nga riangazhimi i administratës në arenën botërore. Julie Ray është redaktore përgjegjëse për lajmet botërore pranë organizatës Gallup. Ajo foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Madje në orët dhe momentet e para të administratës Biden, Uashingtoni po i bashkohej Marrëveshjes së Parisit dhe po kthente mbrapsht vendimin e Trumpit për t’u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këto gjeste ishin vërtet shenja premtuese që shumë aleatë prisnin.”

Vlerësimi prej 49% përputhet me mbështetjen e lartë gjatë vitit të parë të Presidentit Barack Obama në detyrë në vitin 2009. Vlerësimi më i ulët, 30%, ishte gjatë mandatit të Presidentit Donald Trump,dhe ka të ngjarë për shkak të qasjes së tij ndaj politikës së jashtme.

“Përfundimisht, po vëmë Amerikën mbi gjithçka”, tha Presidenti Trump gjatë një fjalimi.

Raporti i organizatës Gallup sugjeron se bota po i shikon pozitivisht mesazhet e Presidentit Biden.

“Amerika dhe diplomacia janë rikthyer”, tha Presidenti Joe Biden.

Por kritikat ishin të ashpra lidhur me tërheqjen problematike nga Afganistani dhe marrëveshjen e Uashingtonit me Anglinë dhe Australinë, për të t’i dhënë Kanberrës nëndetëse me energji bërthamore, duke anuluar marrëveshjen e mëparshme mes Australisë dhe Francës. Danielle Pletka është analiste për politikën e jashtme në Institutin Amerikan Enterprise. Ajo foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Atyre iu krijua përshtypja sikur ishin vetëm fjalë kur thoshin seadministrata do të përtërinte aleancat, do të respektonte NATO-n, do të kujdesej për njerëzit, për të drejtat e njeriut. Por çfarë ndodhi? Kur flitet për Afganistanin dhe marrëveshjen me Australinë, Uashingtoni nuk veproi si duhet. Kjo do të shkaktojë probleme.”

Pavarësisht rritjes së vlerësimit në rrafshin botëror, Shtetet e Bashkuara renditen pas Gjermanisë që zë vendin e parë mes të anketuarve, kryesisht në Evropë, Azi dhe kontinentet amerikane.

Lexo më shumë nga

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, transformim në infrastrukturë, logjistikë dhe shërbime

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala vizitoi nga afër ambientet e spitalit, si dhe u takua me mjekët…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, transformim në infrastrukturë, logjistikë dhe shërbime

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala vizitoi nga afër ambientet e spitalit, si dhe u takua me mjekët…