Shqipëria dhe Kosova, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi pret ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Shqipëria dhe Kosova do të forcojnë ndjeshëm bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Lajmin e dhanë ministrat e vendeve të të dy shteteve gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, në Tiranë, ku u prit me nderime nga homologu i tij, Niko Peleshi.

Fillimisht Peleshi e falenderoi ministrin Mehaj për ndihmën e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shuarjen e zjarreve gjatë këtij muaji në qarkun e Kukësit dhe më pas bëri publike ambiciet e dy shteteve për të rritur ndjeshëm bashkëpunimin mes forcave të armatosura.

“Kemi biseduar edhe sot në vijim të bisedave dhe diskutimeve në vizitën zyrtare në maj të këtij viti, për një integrim sa më të madh dhe më intensiv në fushën e edukimit. Ne kemi një projekt dhe një ambicie për të ridimensionuar Akademinë tonë të Forcave të Armatosura, për ta ngritur atë në një nivel tjetër. Për t’ju përqasur modeleve më të mira po orientohemi kryesisht nga modeli i Ëest Point në SHBA. Fjala kyçe e gjithë takimit të sotëm ka qenë fjala komplemetare, apo smart defense. Si në fushën e edukimit ashtu edhe në fushën e mirëmbajtjes së kapaciteteve tona, në fushën e inteligjencës, pa dyshim edhe në shumë fusha të tjera ka shumë vend për të kaluar në një qasje të re, në qasjen e komplementaritetit. Thënë ndryshe e bashkimit të forcave, e ekonomizimit të forcave në mënyrë që të shmangim bërjen e së njëjtës gjë, e të njëjtit investim pa qenë e nevojshme për t’u zhvilluar në dy shtetet tona. Madje edhe më gjerë se kaq, jo vetëm Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ndërmjet vendeve të tjera të rajonit.”- u shpreh ministri Peleshi.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, dha detaje të tjera sa i përket bashkëpunimit në fushën e arsimimit ushtarak, si dhe konfirmoi bashkëpunimin për investimet e përbashkëta. “Kemi rënë dakord edhe me ministrin e Mbrojtjes që të rrisim bashkëpunimin sa i përket edukimit. Kosova të këtë edukimin e shkollës së mesme ushtarake dhe atë të shkollës së lartë ushtarake ta ketë Shqipëria. Sinkronizimi i edukimit të jetë brenda trojeve tona. Ne folëm edhe për bashkëpunim më të ndërsjellë sa i përket pajisjeve ushtarake që në të ardhmen të mos jenë investime në të dyja anët ose në të gjithë rajonin njërën ta këtë Kosova, njërën ta ketë Shqipëria, tjetrën ta ketë Maqedonia ose Mali i Zi, që të jemi më të sinkronizuar dhe të bashkëpunojmë për t’i ardhur në ndihmë njëri – tjetrit nëse është nevoja ose nëse kërkohet mirëmbajtje.”- theksoi ministri Mehaj.

Gjithashtu, dy ministrat u zotuan që vizitat e ndërsjella të niveleve të larta të ministrive të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të bëhen shumë më të shpeshta.

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

McGrath: Konsumatorët shqiptarë, ashtu si në BE, meritojnë ushqime të sigurta dhe produkte cilësore

Komisioneri Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, i është bashkuar fushatës së…