Përmbytet edhe Londra

Londra është goditur këtë të diel nga një valë e madhe përmbytjesh. Rrugët, metrotë dhe ambiente të tjera të kryeqytetit anglez i janë “dorëzuar” fuqisë së ujit.

Londra është goditur këtë të diel nga një valë e madhe përmbytjesh.

Rrugët, metrotë dhe ambiente të tjera të kryeqytetit anglez i janë “dorëzuar” fuqisë së ujit.

Autoritetet kanë këshilluar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa kanë shtuar se shira të rrëmbyeshëm pritet të ketë dhe gjatë të hënës.

Ekspertët kanë paralajmëruar se disa biznese rrezikojnë të përmbyten, me shira që pritet të mbërrijnë deri në 55 mm.

“Nuk kam parë kurrë një përmbytje të tillë. E pabesueshme, të gjitha gjërat janë zhytur në ujë. Nuk kam parë asnjëherë një nivel të tillë përmbytjesh në Londër”, tha një qytetar.

Kujtojmë që ditët e fundit, Evropa Perëndimore është goditur nga përmbytje të shumta.

Në Gjermani e Belgjikë, por jo vetëm, janë regjistruar qindra viktima nga përmbytjet si dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur. Dëmet ishin të konsiderueshme, ndërsa kryetarët e shteteve u zotuan për rimëkëmbje të gjendjes së krijuar.

Lexo më shumë nga

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.