Kriza e pandemisë në Korenë e Veriut

Bllokimi i Koresë së Veriut nga koronavirusi ka sjellë një dëm të madh për ekonominë e vendit. Udhëheqësi i saj, Kim Jong Un, ka lënë të kuptohet se mund të ketë një krizë humanitare. Siç njofton nga Seuli korrespondenti i Zërit të Amerikës Bill Gallo, disa analistë janë të shqetësuar se situata mund të përkeqësohet.

Koreja e Veriut mund të jetë i vetmi vend që ka pretenduar se nuk ka patur raste të COVID-19. Por tani Pheniani pranon një përkeqësim të krizës nga pandemia.

Javën e kaluar, Kim Jong Un paralajmëroi në mënyrë të paqartë për një “incident të rëndë” misterioz nga koronavirusi që ka sjellë një humbje të madhe. Ai gjithashtu pranoi kohët e fundit mungesën e ushqimit, duke e krahasuar situatën me një krizë të urisë që rezultoi shkatërruese për vendin në viteve 1990.

“’Ka biseda mes koreano-veriorëve në pjesë të ndryshme të vendit, që janë të shqetësuar se do të ketë një situatë tjetër si ajo që u quajt ” Marsi i Vuajtjeve””, thotë për Zërin e Amerikës Rober Lauler, redaktor në gazetën Daily NK.

“Marsi i Vuajtjeve” i referohet periudhës së urisë masive gjatë sundimit të babait të Kimit, të ndjerit Kim Jong Il, gjatë së cilës mund të kenë humbur jetën miliona koreano-veriorë.

Është e pamundur të thuash se sa e vështirë është situata tani. Nuk ka shenja të urisë masive. Por mes bllokimit më të ashpër në botë nga ana e Koresë së Veriut, janë rritur shumë çmimet e ushqimeve dhe mallrave të caktuara luksoze nga Kina.

“Njerëzit po dëmtohen për shkak të mbylljes së kufirit, për shkak të të korrave të pakta të vitit të kaluar, dhe për shkak se lëvizjet e tyre janë kufizuar. Njerëzit, veçanërisht në rajonin kufitar me Kinën, nuk janë në gjendje të kryejnë aktivitetet e tyre të biznesit, qofshin ato zyrtare ose jo zyrtare”, thotë Rober Lauler për Zërin e Amerikës.

Pavarësisht krizës, Koreja e Veriut nuk po tregon urgjencë për vaksinat e koronavirusit. Zëri i Amerikës ka mësuar se Pheniani nuk ka përmbushur të gjithë dokumentacionin për të marrë vaksina nga COVAX, programi i mbështetur nga Kombet e Bashkuara për ndarjen e vaksinave.

Për shumë vëzhgues nuk është e qartë nëse Koreja e Veriut ka siguruar vaksina nga ndonjë burim tjetër.

“Më bën të mendohem. Sepse ndërsa ka disa njerëz në Shtetet e Bashkuara, për shembull, të cilët refuzojnë vaksinat ose maskat për arsye kulturore, nuk është e njëjta situatë në Korenë e Veriut”, thotë për Zërin e Amerikës Yang Moo-jin, profesor në Universittin Kyungnam.

Problemi themelor i Koresë së Veriut është se dëshiron të mbajë kufijtë të mbyllur për t’u mbrojtur nga virusi, por duhet ta hapë atë për të marrë vaksinat.

Është një situatë që mund të mos e kërcënojë sundimin e Kimit, por që do të bëhej më e rrezikshme sa më shumë të zgjasë./VOA

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Peleshi: Kuvendi, jo arenë për beteja personale apo partiake

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas kaosit të shkaktuar sot në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët penguan…