
Tag: Zgjedhjet 11 maj 2025
Delegacionet e trupave të menaxhimit zgjedhor do të vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve dhe do të njihen me disa nga pikat turistike dhe kulturore të vendit tonë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot një delegacion me deputetë nga Parlamenti Evropian.
Rreth 5316 punonjës policie dhe automjete policie do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve.
Kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore në vend për të gjitha subjektet politike pas një muaji fushatë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit.
Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.
Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimet elektorale të PS-së përballë fotove nga takimet elektorale të Partisë Demokratike në bashkitë kryesore të vendit.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste u shpreh sot se do ta vendosë vetë se kur do të largohet nga politika.
Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se anëtarësimi i Shqipërisë në BE në 2030 është objektiv i mandatit të tij të 4-rt në krye të qeverisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndau sot nga takimi përmbyllës elektoral i koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” një mesazh për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë.
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se Shqipëria në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade është misioni ynë kombëtar.