Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova.

Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë Nataliya Kiselova, Spiropali tha se “mbështetja e Asamblesë Kombëtare dhe personalisht e Kryetares Kiselova do të jetë një garanci më shumë për këtë qëllim”.