Puzzo: Reforma në drejtësi, proces afatgjatë që duhet çuar përpara vazhdimisht

Institucione të drejtësisë nga rajoni u mblodhën, sot, në Tiranë, në konferencën dyditore “Shërbimet e inspektimit të drejtësisë dhe sfidat e integrimit”, për të shkëmbyer përvoja, për të trajtuar sfida që lidhen me integritetin gjyqësor dhe për të diskutuar mbi rolin e tyre në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.