Marshim ndërfetar në Elbasan për paqen dhe mjedisin

Sheshi para stadiumit “Elbasan Arena” u kthye këtë të enjte në një pikëtakim të institucioneve, komuniteteve fetare, arsimit dhe qytetarëve, në kuadër të aktivitetit ndërgjegjësues “Mjedisi – përgjegjësi e përbashkët për paqen dhe jetën”, organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar (QBNFE).