Rritja e kapaciteteve në mbrojtjen e pronësisë industriale, DPPI bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të forcojnë ndërgjegjësimin dhe të rrisin kapacitetet e sipërmarrjeve shqiptare në fushën e pronësisë industriale.