
Tag: Bajram Begaj
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori pjesë sot në takimin e Nivelit të Lartë të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” që u zhvillua në Harvard Club në Nju-Jork.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025.
Në selinë e OKB-së, Begaj zhvilloi edhe një takim me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama me të cilin diskutoi për njohjen nga Gana të Kosovës.
Shqipëria përfaqësohet në këtë debat nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj si dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë.
Në Nju Jork ka nisur Asambleja e Përgjithshme e 80 vjetorit të Themelimit të Kombeve të Bashkuara, ku po marrin pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në takim përfaqësuesit e shoqatës së kontabilistëve të rinj shqiptarë që veprojnë në Itali, si edhe përfaqësues të shoqatës së kontabilistëve italianë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Komandantin e SHBA-ve për Evropën dhe Komandant Suprem i Komandës së Aleancës për Evropën, Gjeneral Alexus G. Gryenkwich.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás Sulyok.









