KOKSH reagon kundër thirrjeve raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Maqedoni e Veriut -Rumani

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar reagoi sot kundër thirrjeve me përmbajtje raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë ndeshjes kualifikuese për FIBA World Cup, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës.

UEFA Conference League, përcaktohen oraret e ndeshjeve të raundit të tretë për Egnatian e Dinamo City-n

Në turin e dytë të Conference League, Egnatia eliminoi Dinamon e Minskut, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Sakaq, Dinamo City mposhti Atletic Club Escaldes me shifrat 3-2 në total.

Turneu i futbollit për fëmijë, Duka vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshevë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë që po zhvillohet në Luginën e Preshevës me mbështetjen e FSHF-së.

Turneu i futbollit në Preshevë, Duka: Qëllimi ynë, të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

Turneu i futbollit në Luginën e Preshevës u mbyll mbrëmjen e djeshme, duke finalizuar me sukses një aktivitet të mbështetur plotësisht nga Federata Shqiptare e Futbollit. Takimet finale u ndoqën nga afër edhe nga presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore me fëmijët pjesëmarrës në turne.

Kombëtarja e futbollit U-17, dy ndeshje miqësore me Italinë më 12 dhe 14 gusht

Kombëtarja e futbollit U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore me Italinë. Kuqezinjtë do të përballen më 12 dhe 14 gusht me “axurrët” në qendrën sportive “Coverciano”.

Projekti “Ekipet sportive në shkolla” dhe lëvizja olimpike, qeveria fond mbi 1,2 miliardë lekë

Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e masës së financimit për projektin “Ekipet Sportive në Shkolla” në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare dhe për aktivitete në kuadër të ndërkombëtarizimit të sporteve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Shqipëria U-19, dy miqësore luksi ndaj Italisë në muajin gusht

Miqësoret me përfaqësuesen italiane janë kthyer tashmë në një traditë për Kombëtaren U-19.

Kampionati Evropian për vajza U16 në volejboll nis sot në Tiranë dhe Prishtinë

Prej sot e deri më 13 korrik (2-13 korrik 2025), Kosova dhe Shqipëria do të jenë mikpritëse të Kampionatit Evropian U16 në volejboll për vajza (CEV U16).

Kampionati i Kitesurf-it në Durrës, Sako: Mbi 30 sportistë nga Shqipëria dhe rajoni

Për herë të parë në vendin tonë, në Durrës u zhvillua gara e parë e sportit ujor të Kitesurf-it.

Chermen Valiev kampion bote në Kampionatin e Ushtrisë në Gjermani

Chermen Valiev është shpallur kampion bote në Kampionatin e Ushtrisë që po zhvillohet në Warendorf të Gjermanisë.