Gonxhja: Zbulime të reja arkeologjike në Amantia, vijojmë me ndërhyrjet restauruese

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot disa të dhëna nga gërmimet që u zhvilluan nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.


Në Parkun Arkeologjik Amantia, rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit të Vlorës janë zbuluar gjurmë të jetës antike, mure fortifikuese dhe godina që mbajnë ende mistere të pazgjidhura.

Në përfundim të gërmimeve në këtë park arkeologjik u kryen zbulime të rëndësishme për njohjen e organizimit urbanistik dhe historisë së këtij qyteti antik.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot disa të dhëna nga gërmimet që u zhvilluan nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Gonxhja theksoi se gërmimet nxorën në dritë një godinë antike në zonën e agorasë, si edhe të dhëna të reja mbi fortifikimin e qytetit të poshtëm, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës dhe zhvillimit të Amantias nga shek. III p.Kr. deri në shek. VI m.Kr.

Ministri informoi se kërkimet do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, së bashku me ndërhyrje restauruese që synojnë ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore.

Amantia u themelua në fund të shek. V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër në zonën e Labërisë dhe është e fortifikuar me mure.

Në shek. III para Krishtit, qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Sot ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…