Nufi në Bruksel, takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska.

Në fokus të diskutimeve ishin siguria në Ballkanin Perëndimor, angazhimi i Shqipërisë në Aleancë dhe përgatitjet për samitet e ardhshme të NATO-s.

Përgjatë takimit, ministri Nufi rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për të mbetur një faktor konstruktiv në Evropën Juglindore, duke mbështetur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Në bisedë u nënvizua gjithashtu angazhimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj NATO-s dhe vlerave euroatlantike, si dhe zbatimi i vendimeve të Samitit të Hagës për rritjen e investimeve në mbrojtje. Ministri Nufi vuri në dukje se rritja e buxhetit të mbrojtjes do t’i japë Shqipërisë më shumë fleksibilitet për të përmbushur detyrimet dhe kërkesat e Aleancës.

Një tjetër çështje e trajtuar ishte modernizimi i kapaciteteve ushtarake dhe rigjallërimi i industrisë vendase të mbrojtjes, për të cilën Ministri tha se, ka pasur zhvillime inkurajuese dhe interes në rritje nga partnerët ndërkombëtarë të industrisë së mbrojtjes.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për përgatitjet për Samitin e NATO-s në Ankara më 7-8 korrik, ndërsa ministri Nufi theksoi rëndësinë e punës për organizimin e samitit historik të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

Ministri Nufi nënvizoi gjithashtu se Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n dhe aleatët, si pjesë e rritjes së qëndrueshmërisë dhe sigurisë kombëtare.

Burimi ATSH

Nufi në Bruksel, takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s: Shqipëria, faktor stabiliteti në Evropën Juglindore

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim me zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Italia Strategjike — Ku është Shqipëria?

Kryetar i Institutit Shqiptar per Studime Nderkombetare (AIIS)

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia