Malaj: 800 mijë euro në dispozicion të NVM-ve për përgatitjen e planeve të investimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj informoi sot se qeveria ka vendosur 800 mijë euro në dispozicion të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për t’i ndihmuar në përgatitjen e planeve të investimit për të aplikuar nëpër banka dhe për të përfituar si nga linja e kredisë por edhe nga Garancia Sovrane.


Ministri i Financave, Petrit Malaj informoi sot se qeveria ka vendosur 800 mijë euro në dispozicion të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për t’i ndihmuar në përgatitjen e planeve të investimit për të aplikuar nëpër banka dhe për të përfituar si nga linja e kredisë por edhe nga Garancia Sovrane.

Gjatë aktivitetit të prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Malaj vlerësoi suksesin e Garancisë Sovrane në Bujqësi, e cila u lançua në muajin gusht të vitit 2025 si një instrument për të rritur aksesin në financim për sektorët e nënfinancuar të ekonomisë.

Sipas tij, “vetëm në gjashtë muaj zbatim rreth një e treta e fondit prej 3 miliardë lekësh u përdor për financimin e fermerëve”.

Interesi i lartë dhe rezultatet e arritura, sipas ministrit Malaj dëshmuan se Garancia Sovrane ishte instrumenti i duhur për t’i dhënë akses në financim një sektori me potencial të madh zhvillimi dhe solli zgjerimin e skemës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Ministri bëri të ditur se, me ndryshimet e miratuara përmes Aktit Normativ të buxhetit 2026, Garancia Sovrane zgjeroi fushën e saj të mbulimit dhe u rishikuan edhe termat financiarë, duke e kthyer atë në një instrument kombëtar mbështetjeje për sipërmarrjen.

Malaj theksoi se me ndryshimet e fundit fondi i Garancisë Sovrane është rritur nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë.

Po ashtu, sipas tij, vlera maksimale e huasë së garantuar për çdo përfitues është rritur nga 25 milionë lekë në 200 milionë lekë, ndërsa afati maksimal i shlyerjes është zgjatur deri në 10 vjet.

“Norma e interesit mbetet e favorshme, në 2–3%, ndërsa shteti garanton deri në 70% të kredisë”, u shpreh Malaj.

Në fjalën e tij, Malaj theksoi se qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në procesin e integrimit në tregun europian, duke i ndihmuar të rrisin produktivitetin, kapacitetet njerëzore dhe nivelin e investimeve.

“Ajo që është e rëndësishme është që për këtë vit ne kemi buxhetuar edhe pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit një fond prej rreth 800.000 euro, fond i cili do të vihet në dispozicion të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme për të ndihmuar ato që përgatisim biznes planet apo planet e investimit në mënyrë që të kenë mundësi të aplikojnë nëpër banka për të përfituar si nga linja e kredisë por edhe nga Garancia Sovrane”, shtoi ministri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.