Gogu: Raporti i sundimit të ligjit 2026 konfirmon rezultatet e reformës në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi sot se raporti i sundimit të ligjit 2026 i Komisionit Evropian konfirmon rezultatet e reformës në drejtësi dhe progresin e arritur në funksionimin e sistemit.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi sot se raporti i sundimit të ligjit 2026 i Komisionit Evropian konfirmon rezultatet e reformës në drejtësi dhe progresin e arritur në funksionimin e sistemit.

Sipas Gogut, raporti vlerëson përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar (vetting), rezultatet në luftën kundër korrupsionit, forcimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, si edhe përmirësimin e eficiencës së sistemit gjyqësor dhe avancimin e përafrimit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian.

“Reforma në drejtësi po jep rezultate. Raporti i Sundimit të Ligjit 2026 i Komisionit Evropian vlerëson përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar, rezultatet në luftën kundër korrupsionit, forcimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, përmirësimin e eficiencës së sistemit gjyqësor dhe avancimin e përafrimit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian”, shkruan Gogu.

Ministri theksoi se raporti evidenton edhe sfidat që mbeten për t’u adresuar, mes të cilave rritja e mëtejshme e eficiencës së sistemit gjyqësor, plotësimi i kapaciteteve njerëzore, përfundimi i digjitalizimit të drejtësisë, forcimi i konsultimit publik dhe vijimi i masave për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

“Çdo vlerësim pozitiv është një nxitje për të ecur përpara, ndërsa çdo rekomandim është një mundësi për t’u përmirësuar. Kështu ndërtohet një drejtësi më e fortë dhe kështu afrohet Shqipëria çdo ditë më shumë me Bashkimin Evropian”, shkruan Gogu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Kryeministri Edi Rama u kërkon sërish studentëve dhe pedagogëve protestues të ulën në dialog.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Kryeministri Edi Rama u kërkon sërish studentëve dhe pedagogëve protestues të ulën në dialog.