
Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi sot një takim me presidentin dhe drejtuesin e përgjithshëm të IIA Global, Anthony Pugliese, dhe delegacionin që e shoqëron atë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi sot një takim me presidentin dhe drejtuesin e përgjithshëm të IIA Global, Anthony Pugliese, dhe delegacionin që e shoqëron atë.
Malaj tha se, gjatë takimit palët ndanë angazhimin për të shtuar bashkëpunimin mes institucioneve për forcimin e mëtejshëm të rolit të auditimit të brendshëm, edhe në kuadër të procesit të integrimit.
Ministri vlerësoi kontributin që IIA Global po jep sa i takon harmonizimit të standardeve dhe praktikave më të mira, si dhe për rritjen e kapaciteteve, veçanërisht në auditimin e brendshëm në sektorin publik.
Burimi ATSH



















