Gonxhja: Po finalizojmë ligjin bazë për inovacionin

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në takimin që zhvilloi sot në Berat, Kryeministri Edi Rama me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për “Shqipërinë 2030” në Bashkimin Europian.

Gonxhja: 107% më shumë vizitorë në Qendrën Muzeore Krujë

Numrin më të lartë të turistëve të huaj e përbëjnë vizitorët nga Polonia, Spanja, Azia dhe Franca.

Projekti EU4Youth, mbështetje të rinjve për integrimin në tregun e punës

I financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNDP dhe UNICEF Albania, projekti EU4Youth mbështet zbatimin e programit në tri bashki: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.

Gonxhja: Prezantimi në WIPO, hap i rëndësishëm drejt afirmimit të identitetit kombëtar

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e cilësoi si moment historik organizimin e Side Event në Gjenevë, në Asamblenë e Përgjithshme të WIPO, ku u promovua me krenari trashëgimia jonë kulturore dhe produktet me tregues gjeografik.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s miraton tre vendime për Shqipërinë

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore (KTB) të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti progresin e arritur në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër prej pasurive më të çmuara në Listën e Trashëgimisë Botërore si Parku Kombëtar i Butrintit, qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës dhe rajoni i Liqenit të Ohrit.

Gjenevë, Shqipëria pjesë e forumit global për mbrojtjen e konsumatorit

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në Konferencën e 9-të të UNCTAD, për çështjet e mbrojtjes së konsumatorit, e cila u zhvillua në Gjenevë, Zvicër.

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Gonxhja me ambasadorin e Bullgarisë: Mundësi të ndërsjella bashkëpunimi

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov.

Reformat në sigurimet shoqërore dhe tregun e punës,Manjani pret misionin e FMN

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, priti sot në një takim përfaqësuesit e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të vijimësisë së diskutimeve për përgatitjen e Raportit të Artikullit IV.

Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve me Letoninë

Kjo iniciativë çon në 21 numrin e marrëveshjeve dypalëshe të negociuara nga Shqipëria në fushën e mbrojtjes shoqërore, prej të cilave 13 janë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.