
Category: Ministria e Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se synohet ngritja e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, teksa shtoi se do të blihen dy avionë zjarrfikës.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, foli sot lidhur me mbledhjen e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të zhvillohet nesër në Romë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se projektbuxheti 2026 për Mbrojtjen ka pesë prioritete kryesore, ndërsa theksoi se për herë të parë buxheti arrin në nivelin 2,12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Akti Normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave për Buxhetin e vitit 2025 i jep mbështetje të posaçme Ministrisë së Mbrojtjes, me synim forcimin e kapitalit njerëzor dhe të kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në bazën detare të Pashalimanit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Evis Sala dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilluan një takim sensibilizues me gratë dhe vajzat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut (RKV) në Vaun e Dejës, me qëllim ndërgjegjësimin për depistimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, në bashkëpunim me Akademinë e Forcave të Armatosura (AFA) ka çelur programin e ri të studimeve Master Profesional në Inxhinieri Armatimi, me profil në Aviacion dhe Naval, një program unik, që hapet për herë të parë në Shqipëri.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në repartin ushtarak të Bunavisë në Vlorë, ku përshëndeti 149 rekrutët e rinj dhe 76 kadetët e vitit të parë të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi sot Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile së bashku me UNDP Albania dhe bashkinë e Elbasanit instruktuan nxënësit e shkollës “Kostandin Kristoforidhi” për reagimin e shpejtë dhe mënyrat e mbrojtjes në rastet e fatkeqësive natyrore.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga dita e trajnimit, teksa theksoi se nëpërmjet edukimit bëhet parandalimi i fatkeqësive natyrore.
Vengu u shpreh se shumë shpejt do të ngrihet Rrjeti Kombëtar i Vullnetarëve.
“Ndërtojmë komunitete më të sigurta dhe më të qëndrueshme nëpërmjet informimit dhe trajnimit, dhe shumë shpejtë nëpërmjet ngritjes së Rrjetit Kombëtar të Vullnetarëve si pjesë e vizionit për Mbrojtjen 2030”, theksoi më tej Vengu.








