
Category: Ditari
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se krijimi i regjistrit qendror të bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme, i njohur si Kadastra Fiskale, është një element kyç për suksesin e reformës së taksës së pasurisë dhe për një administrim më efikas dhe të drejtë të taksave.
Ministria e Arsimit gjatë vitit 2025 për infrastrukturën shkollore në Shkodër ndau 7 milionë euro.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) priti sot një përfaqësi të Komisionit për Ekonominë Punësimin dhe Financat të Kuvendit, të kryesuar nga Milva Ekonomi.
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale kujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale me një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri njoftoi sot se “mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes”.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”, një nismë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e mbështetur nga UNDP dhe UN Women në Shqipëri.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian
I pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u shpalos platforma e re ExportOn, kryeministri Rama kërkoi që të hiqet dorë nga konkurrenca me çmim të ulët dhe bizneset të fokusohen te konkurrenca me standard të lartë të certifikuar nga BE.
Platforma më e re kombëtare e dialogut për eksportet shqiptare, “EksportON”, e hartuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), synon të krijojë një hapësirë të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, agjencive mbështetëse dhe bizneseve eksportuese.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i shoqëruar nga një delegacion nga trupa inspektuese e ILD-së, zhvilloi një vizitë pune në Prishtinë, ku pati takime me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe trupën akademike të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Prishtinës.









