TIA investon 2 milionë euro, 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet për modernizimin e operimeve në pistë, duke shtuar 46 mjete të reja me një vlerë totale prej 2 milionë eurosh.

Forca Tokësore bashkëpunim me Gardën Kombëtare të New Jersey për forcimin e kapaciteteve mjekësore

Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Petrit Çuni, priti në takim drejtoreshën e Zyrës së Shërbimit Mjekësor në Byronë e Gardave Kombëtare të SHBA-së, gjeneralmajor Lisa Hou.

Banka e Shqipërisë – UNDP: Edukim financiar, me fokus rritjen e aksesit në financim për SME-të

Forcimi i bashkëpunimit në financat e gjelbra, edukimin financiar dhe digjital, sistemet e pagesave dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ishte në fokus të takimit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri, Randi Davis.

Mbi 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura deri në gusht

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur sot se “mbi 4.5 milionë vizitorë kanë zgjedhur të eksplorojnë zonat e mbrojtura në Shqipëri gjatë periudhës janar-gusht 2026, duke shënuar një rritje prej 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Karakaçi: Ndryshime ligjore për krijimin e Fondit të Eficiencës së Energjisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se interesi i qytetarëve për programet e eficiencës energjetike është i lartë.

Ibrahimaj: Vijojmë me subvencionet për transportin publik, jo rikthimit të Bordit të Transparencës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria po ndjek situatën e çmimeve të naftës, ndërsa përjashtoi ndërhyrjet afatgjata përmes mekanizmave si Bordi i Transparencës.

Ibrahimaj: 7 mijë apartamente dhe 2 mijë kredi të buta në paketën e re të strehimit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se paketa e re ligjore për strehimin, e cila është drejt përmbylljes, parashikon vënien në dispozicion të 7 mijë apartamenteve dhe 2 mijë kredive të buta për familjet dhe profesionistët e rinj.

Karakaçi: Gati lidhja e kontratës për mbikalimet në aksin Kthesa e Kamzës-Qafë Kashar

Ndërtimi i mbikalimeve në aksin rrugor nga Kthesa e Kamzës deri në Qafë Kashar është prioritet dhe puna për ndërtimin e tyre pritet të nisë së shpejti, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Rama propozon Ervin Demon për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke liruar nga detyra ministrin Besfort Lamallari, i cili do të vijojë angazhimin në Kryeministri, ndërsa në krye të Ministrisë së Brendshme propozoi Ervin Demon.

Betohet si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu

Klodiana Spahiu u betua këtë të premte si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.