Ambasadorja Hajdaraga takim me Zv.Kryeministrin e Greqisë

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim miqësor dhe produktiv me Zëvendës Kryeministrin e Greqisë, Kostis Hatzidakis

Lamallari: Shqipëria 2030 ka nevojë për idetë dhe guximin e të rinjve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim me të rinj të cilët i janë bashkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë falë Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Spiropali me praktikantët në MEPJ: Diplomacia, e hapur ndaj talenteve të reja

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe japin kontributin e tyre në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Rijetëzim i kullave në 4 qarqe, Gonxhja: Ruajmë trashëgiminë, fuqizojmë itineraret e turizmit kulturor

Në 4 qarqe dhe 14 bashki të veriut të Shqipërisë ka nisur programi për Rijetëzimin e Kullave dhe përfshirjen e tyre në zinxhirin e turizmit, një nismë që lidh trashëgiminë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Veliaj: Do bëj çdo gjë që puna të vijojë në Tiranë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi rrëzimin e shkarkimit të tij nga detyra.

Rama: “Paqja fiskale”, kapitull i ri besimi mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Paqja fiskale” e parashikuar në projektbuxhetin 2026 është një kapitull të ri besimi e bashkëpunimi mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore.

Balluku në takimin e P-TEC: Shqipëria, e përkushtuar për sigurinë dhe diversifikimin energjetik

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji” (P-TEC), i organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin Atlantik, në Athinë.

UN Women: Ligji “Për barazinë gjinore”, hap i rëndësishëm drejt sigurimit të mundësive të barabarta

Kuvendi miratoi dje me 77 vota pro dhe 36 kundër projektligjin për barazinë gjinore. Projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Evropian dhe përmirëson kuadrin ligjor të vitit 2008 për barazinë gjinore.

OSBE-SPAK, kurs trajnimi për këshilltarët ligjorë dhe sekretarët gjyqësorë

Prezenca e OSBE-së mbetet e përkushtuar të mbështesë institucionet e drejtësisë në Shqipëri në ndërtimin e kapaciteteve dhe në nxitjen e një kulture profesionalizmi dhe përgjegjshmërie

Rama: Paga minimale 500 euro nga 1 janari, deri në fund të mandatit 700 euro

Paga minimale, duke nisur nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, do të rritet në 500 euro si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, ndërsa biznesi do të subvencionohet për 9 muaj për mbulimin e kostos së kontributeve.