Bashkia e Tiranës forcon bashkëpunimin me Barin në Itali

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blend Sula zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Barit, Vito Leccense, ku diskutoi për bashkëpunimin mes dy qyteteve.

Zagoria, një identitet i gdhendur në gur dhe në këngë

Zagoria nuk është thjesht një zonë në hartë. Është një luginë që rri e mbështjellë nga male të larta, si në një përqafim të heshtur mes Gjirokastrës dhe Përmetit.

Spiropali takon Krichbaum: Agjendë për ritëm edhe më të përshpejtuar të procesit të anëtarësimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë, Gunther Krichbaum, në Mynih, në kuadër të aktiviteteve të Konferencës së Sigurisë.

Lamallari: Procesi i ndryshimeve në Kodin e ri Penal, gjithëpërfshirës

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi sot se procesi i ndryshimeve në Kodin e ri Penal ka qenë i hapur, gjithëpërfshirës dhe i dokumentuar, me pjesëmarrjen e ekspertëve, profesionistëve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Balla takim me sekretarin e përgjithshëm të Fondacionit “Konrad Adenauer”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Gjermani, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, u takua me sekretarin e përgjithshëm të Fondacionit “Konrad Adenauer” (KAS), Mark Speich.

Kufiri i pagës bazë për administratën vendore shkon 57 mijë lekë

Ndryshimet në vendimin për klasifikimin e funksioneve dhe strukturën e pagave parashikojnë që kufiri i pagës bazë mujore për punonjësit e administratës së njësive të vetëqeverisjes vendore të variojë nga 50 mijë deri në 57 mijë lekë.

Balla me deputetin gjerman: Partneriteti me Gjermaninë, shtyllë në avancimin e agjendës evropiane

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qendrimit në Gjermani, ku po mer pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, zhvilloi një takim me Adis Ahmetović, anëtar i Bundestagut gjerman, i cili është zëri kryesor për politikën e jashtme në radhët e Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD).

Spiropali takime në Mynih: Bavaria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe ministrin për Evropën, Eric Beißwenger.

Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, është zgjedhur President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM), e cila është një rrjet ndërkontinental i monitorimit të të drejtave të njeriut.

Rama: Dakordësi me banorët për vijimin e projektit TID në Durrës, verifikim disa objekteve vlerë kulturore

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në bashkinë e Durrësit një takim me banorët të cilët preken nga projekti për Transformimin e Integruar të Durrësit (TID), pas protestave të tyre.