Kryediplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe viziton Tiranën

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara shkëmbyen në shkurt të këtij viti marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë me “Presight AI Ltd” në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi Tiranën dhe kryeministrit Edi Rama.

Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Hapja e pikës kufitare pritet ta kthejë Jugun e Shqipërisë në një qendër të vërtetë të turizmit mesdhetar.

Mazniku: Akademia e Pushtetit Vendor, strukturë e përbashkët me Bashkitë për trajnimin e punonjësve

Në Akademinë e Pushtetit vendore pritet të trajnohen 26 097 punonjës në 3 vjet.

Përcaktohen rregullat dhe procedurat për mbrojtjen e personaliteteve pas përfundimit të detyrës

Këshilli i Ministrave miratoi sot një vendim që përcakton rregullat, procedurat dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes personale dhe banesës së personaliteteve të tjera pas përfundimit të detyrës.

Qeveria, 113 milionë lekë për komunitetet fetare

Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2025 për bashkësitë fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave

Riorganizohen institucionet inspektuese të qeverisjes qendrore

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për procesin e organizimit të institucioneve me funksione inspektimi.

Raporti PEFA, BE: Përparime në buxhetim, investime publike dhe auditimin e brendshëm

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përshëndeti sot prezantimin e raportit të ri për Vlerësimin e Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjshmërisë Financiare (PEFA) këtë javë në Tiranë.

101 vite Shërbim Shëndetësor Ushtarak, Kingji: Vitet e fundit, hapa thelbësorë për rritjen e kapaciteteve

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji përkujtoi sot 101-vjetorin e Shërbimit Shëndetësor Ushtarak.

OSBE nxit bashkëpunimin mes bashkive kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore

Rreth 50 përfaqësues nga bashkitë, forcat e rendit, sistemi i drejtësisë, shërbimet sociale dhe shoqëria civile nga Kukësi dhe Dragashi u mblodhën sot në Kukës, për të forcuar bashkëpunimin në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Manastirliu: Modernizimi i kurrikulës mësimore me fokus te kompetencat digjitale të nxënësve

Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon punën për modernizimin e kurrikulës së lëndëve bazë.