Ibrahimaj: Përjashtim nga TVSH e tatim fitimi për 10 vite për 500 përfituesit e parë nga Paketa e Maleve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të zgjidhur problemet e vjetra që kanë penguar zhvillimin e turizmit në të gjithë territorin e Shqipërisë.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të zgjidhur problemet e vjetra që kanë penguar zhvillimin e turizmit në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në vend, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama për Paketën e Maleve, Ibrahimaj theksoi rëndësinë e kësaj pakete në drejtim të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në tërësi.

Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje se një nga pengesat kryesore për investimet është problematika e pronësisë, që shpesh pengon procesin e investimeve.

Për këtë arsye, shtoi ajo, projektligji i miratuar muajt e fundit synon krijimin e një mekanizmi koordinimi të ngushtë mes institucioneve qeveritare dhe pushtetit vendor, duke filluar nga njësitë administrative dhe duke përfshirë ministritë e Ekonomisë, Financave dhe Turizmit.

Ky mekanizëm synon të eliminojë pengesat burokratike dhe të lehtësojë investimet në territor.

Ministrja informoi se deri tani bashkitë e Tropojës, Elbasanit, Belshit, Përmetit dhe Sarandës, kanë qenë ndër të parat që kanë sjellë propozime konkrete dhe janë angazhuar në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë për zbatimin e këtij projekti.

Ajo i ftoi bashkitë e tjera të ndjekin shembullin e tyre dhe të konkurrojnë në zbatimin e projektligjit.

Ky projektligj parashikon një paketë masash të rëndësishme fiskale ku për 500 përfituesit e parë, paketa parashikon lehtësira të rëndësishme duke përfshirë përjashtimin nga TVSH-ja, heqjen e taksave të ndikimit në infrastrukturë, taksës së pronës dhe përfitime nga tatimi mbi fitimin për një periudhë 10-vjeçare.

“Këto masa janë nxitje të rëndësishme që bashkë me zgjidhjen e problemit të pronësisë, do të ndikojnë në përshpejtimin e investimeve dhe zhvillimit ekonomik local”, tha ajo.

Për herë të parë, vijoi Ibrahimaj, qeveria po synon dhënien e të drejtës së pronës me kushtin e detyrueshëm për zhvillim.

“Deri tani, kjo e drejtë është dhënë, por prona ka mbetur e pazhvilluar dhe nuk ka dhënë kontributin e pritshëm në ekonominë lokale. Përmes këtij projektligji, qytetarët dhe investitorët do të kenë mundësinë të zhvillojnë pasuritë e tyre, duke përfituar pronësinë me një çmim simbolik prej 1 euro, me kusht që brenda një afati të caktuar të kryejnë investime konkrete”, u shpreh ajo.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.