
Category: Ditari
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në Forumin Ndërkombëtar InnoVision 2025, organizuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare dhe Durana Tech Park, si një aktivitet paralel i Forumit të Investimeve EU-WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor).
Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, është hapur në Lezhë Qendra e re Komunitare e Shëndetit Mendor, e cila do të ofrojë shërbime multidisiplinare për shëndetin mendor, për këdo që ka nevojë për mbështetje të specializuar në zonën e Lezhës, Kurbinit dhe Rrëshenit.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, mori pjesë në takimin shumëpalësh të doganave të mbajtur në Hagë.
Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) organizoi një aktivitet prezantues, ku u bë publike qasja dhe vizioni i ri i institucionit, nën drejtimin e drejtoreshës së re, Sara Bodo.
Gjatë prezantimit të rezultateve të anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, TALIS, Rama kërkoi që prioritet t’i kushtohet shkencës dhe teknologjisë.
Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të rezultateve Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, TALIS, Shqipëria ka dalë me shumë sukses.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shpalli sot Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026-2030.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Dr. Iven Schad nga Sektori i Bashkëpunimit Ekonomik, si dhe përfaqësuesin e GIZ për programin e zhvillimit të qëndrueshëm rural (SRD), Mattia Wegmann.
Për herë të parë, Shqipëria u bë pjesë e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, mes 55 sistemeve arsimore të OECD, ku në disa prej parametrave ka arritur tregues shumë pozitivë, shpesh edhe mbi mesataren e vendeve të OECD.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi përkushtimin e Shqipërisë ndaj sigurisë kibernetike, gjatë konferencës për Mbrojtjen Kibernetike të organizuar nga NATO në Tiranë, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vende anëtare të aleancës.









