Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare

Kryeministria ka shpallur procedurën e hapur për përzgjedhjen dhe emërimin e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare, në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e procedurave të përzgjedhjes së drejtuesve të këtij institucioni.

Platformë e re online për investitorët e huaj

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një vend që ofron mundësi reale për investitorët e huaj, duke garantuar një klimë të qëndrueshme dhe transparente për zhvillimin e projekteve strategjike.

10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley

Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit të akselerimit “Plug and Play Tirana Expo 2025”, një ngjarje që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit të startup-eve në vend.

Spiropali: Shqipëria, rol strategjik në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Mesdheut

“Shqipëria luan një rol strategjik në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Mesdheut, posaçërisht tani në stadin e ri dinamik të kuadrit negociues me BE-në”.

Protesta në Tiranë, Balluku: Përgjigje e një populli që nuk pranon që lufta e UÇK-së të gjykohet në sallat ku heshtet historia

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku reagoi sot pas mbylljes së protestës që u mbajt në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Salla pret ambasadorin italian, rritje e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti në një takim ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Marco Alberti.

Banka e Shqipërisë, ligj të ri në përputhje me acquis-në e BE-së

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me Mary Goodman, këshilltare rajonale pranë Departamentit Monetar dhe Tregjeve Kapitale.

Gonxhja: Forcojmë partneritetin me Turqinë në kulturë, turizëm dhe trashëgimi

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Dr. Serdar Çam gjatë samitit ekonomik Shqipëri-Turqi.

Mbështetje masive për ish-krerët e UÇK-së në Tiranë, Rama: Zemra mal

Me moton “Liria ka emër” qytetarë të shumtë nga të gjitha trevat shqipfolëse po protestojnë sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të shprehur solidaritetin me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët mbahen në paraburgim në Hagë.

“Liri për çlirimtarët”, mijëra qytetarë mesazhe mbështetjeje nga protesta e Tiranës

Mijëra qytetarë nga trojet shqipfolëse, nga diaspora nderuan sakrificat e ushtarëve dhe krerëve të UÇK-së, lufta e të cilëve solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.