
Category: Diplo Diaspora
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe kryetar i komunës së Çairit.
Federata Shqiptare e Futbollit i dhuroi fanella kuqezi fëmijëve të diasporës, duke i bërë ata të ndiheshin edhe më pranë ekipit dhe ngjyrave kombëtare.
Presidenti i Republikës priti sot Këshillin Koordinues të Diasporës në përfundim të Samitit të Katërt të tij.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim studentin Mevlan Ademi nga Maqedonia e Veriut, me të cilin zhvilloi një bisedë mbi të drejtat gjuhësore dhe angazhimin qytetar të të rinjve.
Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, mori pjesë si folëse në panelin me temë: “Diaspora shqiptare si partner mbështetës për integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm” të samitit të diasporës.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, u shpreh sot se Shqipëria po kalon në një fazë të re zhvillimi si vend prodhues dhe eksportues.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi sot në Samitin e IV të Diasporës se Shqipëria synon një qasje të re dhe më konkrete në marrëdhënien me diasporën, duke e konsideruar atë një faktor kyç në zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit europian.
Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, theksoi sot rëndësinë e forcimit të lidhjeve me diasporën dhe standardizimit të gjuhës shqipe.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi.
Gjatë mbrëmjes gala të Samitit të IV të Diasporës Shqiptare u ndanë edhe çmimet “Jusuf Vrioni” të konkursit të shpallur nga Qendra e Botimeve për Diasporën për përkthyesit e rinj nga diaspora.









