“Little Albania” në Nju-Jork, Balla: Vlerësim për kontributin e komunitetit shqiptar në metropolin amerikan

“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në Nju Jork, të publikuar nga bashkia e qytetit


“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në NjuJork, të publikuar nga bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili informoi se kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Zohran Mamdani ka shpallur një lagje të quajtur “Little Albania”.

Ky vlerësim, sipas Ballës, e vendos komunitetin shqiptar aty mes komuniteteve kryesore që kanë kontribuar në historinë, kulturën dhe jetën ekonomike e sociale të metropolit amerikan.

Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e Nju-Jorkut, të njohura për përqendrimin historik të komuniteteve emigrante. Mes tyre është edhe “Little Albania”, e vendosur në Bronks (Bronx), ku prej dekadash jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në qytet.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi kulturor Egjipt-Shqipëri, ambasadori Shawky takim me përfaqësues të MTKS

Ambasadori i Republikës Arabe të Egjiptit në Republikën e Shqipërisë, Hassan Shawky, priti përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe…

Global 360

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar homologen e tij nga Kosova, Justina Shiroka – Pula për marrjen e…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi kulturor Egjipt-Shqipëri, ambasadori Shawky takim me përfaqësues të MTKS

Ambasadori i Republikës Arabe të Egjiptit në Republikën e Shqipërisë, Hassan Shawky, priti përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe…