Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë-Kroaci në mbrojtje, Vengu: Këtë vit stërvitja e parë trepalëshe

Në Shkodër u mbajt takimi trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ndërmjet shefave të shtabeve të tre vendeve.

Priamo Bollano vlerësohet me titullin “Nderi i Akademisë”

Përmes një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, iu dha diploma e mirënjohjes “Nderi i Akademisë”, prof. dr. Priamo Bollanos. Ky vlerësim iu dha në 90-vjetorin e lindjes.

Koçiu: Drejtësia t’i trajtojë me përgjegjësi sulmet barbare ndaj policisë

Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu reagoi sot në lidhje me protestën e opozitës, ku theksoi sot se e drejta për të protestuar është e paprekshme, por dhuna është e pafalshme.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se janë rreth 46 mijë persona, gra, fëmijë e të moshuar që përfitojnë shërbime sociale në të gjitha bashkitë e vendit.

Katërmbëdhjetë shërbime të reja sociale u prezantuan sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të eventit “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Rama: 65 mijë individë përfitojnë nga shërbimet sociale, të angazhohen edhe familjet në sistemin e përkujdesjes

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku u prezantuan 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijë pa kujdes prindëror.

Sala: 98 shërbime sociale në të gjitha bashkitë, paketë historike prej 300 milionë eurosh

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se janë rreth 46 mijë persona, gra, fëmijë e të moshuar që përfitojnë shërbime sociale në të gjitha bashkitë e vendit.

Demo: Planet sociale të bashkive, mbështetje përmes Grantit të Performancës

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se bashkitë në vend janë vlerësuar për planet e tyre sociale, përmes Grantit të Performancës.

Ambasadori shqiptar në Kinë pret albanologun kinez, Zheng En Bo

Ambasadori shqiptar në Kinë, Riza Poda, priti në një takim pune albanologun e njohur kinez, Zheng En Bo, përkthyes të veprave madhore të letërsisë shqipe dhe një prej kontribuesve më të rëndësishëm në promovimin e kulturës shqiptare në Kinë.

Gonxhja diskutime me Bankën Botërore për zhvillimin e turizmit cilësor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me një grup përfaqësuesish të Bankës Botërore.

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim doganor në shërbim të tregtisë dhe bizneseve

Drejtori i përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja priti sot në një takim drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, takimi i parë zyrtar i Drejtorit të Përgjithshëm që prej marrjes së detyrës.