
Category: 24/7
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho.
Ambasadori shqiptar në Pekin, Riza Poda, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula zhvilluan një takim me drejtuesit e inspektorateve të vendit, për të diskutuar fazën e re të reformës në sistemin e inspektimeve.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ishte e ftuar nderi në Ballon e Operës në Vjenë, me ftesë të posaçme të ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, duke zëvendësuar në këtë funksion Dallëndyshe Bicin.
Në kuadër të Javës së Internetit të Sigurt, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, përcolli sot një apel për të miturit, prindërit dhe kujdestarët.
Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e digjitalizimit për përmirësimin e sistemit të inspektimeve dhe garantimin e një konkurrencë të ndershme për sipërmarrjet.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar emërimin e Kryeinspektorit të sapoemëruar, ish-deputet i PD-së në disa legjislatura, Dashnor Sula, duke e cilësuar detyrën e marrë prej tij si një sfidë personale për të adresuar problematikat në treg.
Me rastin e 65-vjetorit të Pavarësisë dhe 35-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Shtetit të Kuvajtit, u organizua një pritje zyrtare, ku mori pjesë edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Kryeministri Edi Rama, theksoi sot rëndësinë e reformës në sistemin e inspektorateve, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për përmirësimin e administratës shtetërore dhe të funksionimit të shtetit.








