Matura Shtetërore, sot testimi i lëndës me zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje.

MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

MEPJ vë në dispozicion numrat e kontaktit të 4 ambasadave shqiptare në Gjirin Persik.

Drejt përfundimit nënstacioni elektrik i Xarrës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi ndoqën nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve në kantierin e nënstacionit të ri.

Dita Olimpike Ndërkombëtare, Ylli: Edukim i të rinjve përmes sportit

Me iniciativë të Akadëmisë Olimpike, në zyrat e KOKSH u zhvillua dhe Konkursi Olimpik i punimeve të artit, nga nxënës së shkollave të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës.

Gonxhja pret menaxherin e ri të BB-së, diskutim për projektet strategjike

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti sot në një takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci.

Integrimi europian, Mazniku: 70% e legjislacionit zbatohet në nivel lokal

Bashkëpunimi ndërmjet niveleve vendore dhe ndërkombëtare u vu në qendër të diskutimit gjatë panelit “Dialogu europian për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, që u mbajt në Tiranë, ku morën pjesë ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, kryetari i bashkisë së Chambery në Francë dhe ish-ministër për Europën, Thierry Repentin.

Aviacioni civil shqiptar në zgjerim të shpejtë, Rinasi drejt fluturimeve direkte me SHBA

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, në një intervistë në medie, informoi se pritet që këto fluturime të nisin në pranverën e vitit 2026

Manja: Digjitalizimi i Kadastrës, hap thelbësor për administrimin modern të pronës

Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua sot mbledhja e radhës e Komitetit Ndërministror për Tokën, ku u miratua udhërrëfyesi për digjitalizimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës 2025–2028.

Denaj: Mundësitë konkrete të financimit për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verës

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Verës

Mazniku me kryebashkiakun e Chambery: Bashkëpunim për financime europiane

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku priti në një takim në Tiranë, kryetarin e bashkisë Chambery, ish-ministër për Çështjet Europiane i Francës, Thierry Repentin.