
Category: 24/7
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se plazhi i Ksamilit dhe ai i Dhërmiut duhet të jenë plazhe publike, ndërsa tërhoqi vëmendjen për “dhunimin” e këtyre plazheve nga subjektet private.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e BE, Silvio Gonzato dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova.
“Shqipëria është një ballkon i hapur mbi Mesdhe, një copëz toke e bekuar që bota po e zbulon me kureshtje, me entuziazëm dhe me dashuri”, kështu u shpreh sot ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në aktivitetin “Shqipëria turistike 2030”.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot për ngjarjen tragjike në Lisbonë, ku në incidentin e një tramvaji mbetën me dhjetëra të vrarë e të plagosur.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot reformimin e inspektorateve dhe të policive bashkiake, duke marrë shkas edhe nga situata e ndërtimeve pa leje në territor.
Në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, për të vendosur piketat e rrugëtimit të mëtejshëm drejt “Shqipërisë – kampione e turizmit në rajon”, duke reflektuar mësimet e reja të këtij sezoni, Rama theksoi se “luksi i Shqipërisë është ky, është bukuria e vet, luksi i Shqipërisë është tradita e vet. Turizëm luksi bëhet duke e kthyer natyrën dhe duke i kthyer bukuritë e natyrës në asete për të rritur çmimin”.
Sot në Tiranë u zhvillua aktiviteti “Shqipëria Turistike 2030”, një platformë kombëtare për diskutimin dhe vendosjen e piketave të reja në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit shqiptar, me synimin për ta kthyer vendin në kampion rajonal të turizmit deri në vitin 2030.
Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku foli sot për një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturorë që po zhvillohen në vendin tonë.
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, njëkohësisht drejtues i grupit të punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, gjatë tryezës së dytë të prezantimit teknik të draftit, dha përgjigje ndaj diskutimeve të ngritura në lidhje me nene të caktuara në draftin e ri.
Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë ka në juridiksion Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Kolonjën.







