Konferenca e tetë Ndërqeveritare në 26 maj, Hoxha: Një tjetër moment historik në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një panel mbi zgjerimin dhe trendet aktuale përgjatë forumit GLOBSEC në Pragë të Republikës Çeke.

Java e Kuzhinës Turke

Në kuadër të javës së Kuzhinës Turke, e cila u shpall në vitin 2022 nën kujdesin e Zonjës Emine Erdogan dhe që mbahet për herë të pestë këtë vit me temën “Trashëgimia në një Tavolinë”, në Shkodër u organizuan aktivitete të ndryshme nga Instituti Yunus Emre me mbështetjen e Ambasadës së Turqisë.

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ëndërron dhe planifikon një rilindje të verës për vendin e tij, shkruan sot gazeta më e madhe italiane ”Corriere della Sera” (CdS).

“Tirana Cocktail Fest” sjell në Tiranë emrat më të njohur të artit të kokteileve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mirëpriti në MTKS disa nga emrat më të njohur ndërkombëtarë të artit të kokteileve, në kuadër të Tirana Cocktail Fest.

Shqipëri–Çeki, bashkëpunim akademik për botimin e studimit të albanologut Robert Dobra

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Vasil Tole, priti në një takim zëvendësambasadoren e Republikës Çeke në Shqipëri, Irena Žižka dhe albanologun çek Robert Dobra.

Metani vizitë pune në Danimarkë për bashkëpunimin në drejtësi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në Danimarkë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e drejtësisë dhe mekanizmave të përgjegjshmërisë së magjistratëve.

VanHorn: Programet amerikane të shkëmbimit sjellin ndryshime pozitive në Shqipëri

E Ngarkuara me Punë e ambasadës së SHBA-së Nancy VanHorn mori pjesë në takimin “250 Years of Democratic Values – Connecting Alumni, Creating Impact” të zhvilluar nga Shoqata shqiptare e ish-pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit me Shtetet e Bashkuara (AUSA).

Lamallari takohet me Kancelarin e Austrisë: Shqipëria ka bërë progres, mbështetje për integrimin në BE

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim të veçantë në kuadër të Europa Forum Wachau në Austri me Kancelarin austriak, Christian Stocker, si dhe ish- Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Shuhet aktori Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare

Ka ndërruar jetë sot, 23 maj, aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej emrave më të dashur dhe të vlerësuar të skenës dhe ekranit.

Hoxha-Sørensen: Dialogu, e vetmja rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim në Pragë me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, në kuadër të Forumit GLOBSEC.