Shqipëri–Çeki, bashkëpunim akademik për botimin e studimit të albanologut Robert Dobra

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Vasil Tole, priti në një takim zëvendësambasadoren e Republikës Çeke në Shqipëri, Irena Žižka dhe albanologun çek Robert Dobra.


Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Vasil Tole, priti në një takim zëvendësambasadoren e Republikës Çeke në Shqipëri, Irena Žižka dhe albanologun çek Robert Dobra.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë njofton se takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe institucioneve kërkimore-shkencore të Republikës Çeke, si dhe konsolidimit të marrëdhënieve akademike e kulturore mes dy vendeve.

Në fokus ishte mbështetja për studimin dhe botimin e veprës së albanologut Robert Dobra, “Albania in Czech Visual Memory” (“Shqipëria në kujtesën vizuale çeke”), një nismë e ndërmjetësuar nga Ambasada e Republikës Çeke në Shqipëri.

ASHSH dhe Qendra e Studimit të Artit pranë saj do të krijojë të gjitha lehtësirat e duhura për mbështetjen e hulumtimeve, përgatitjen dhe botimin e këtij studimi të rëndësishëm i cili fokusohet në trashëgiminë e arteve pamore të autorëve çekë, mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Studimi vlerësohet si një kontribut i rëndësishëm në albanologji dhe në pasurimin e studimeve mbi Shqipërinë në një perspektivë ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.