Tatimet me aplikacion të ri, qytetarët mund të denoncojnë në mënyrë anonime evazionin fiskal
Administrata Tatimore prezantoi aplikacionin e ri për denoncimin e shkeljeve tatimore dhe evazionit fiskal, një instrument që synon të lehtësojë raportimin e rasteve të dyshuara të informalitetit nga qytetarët.

Aplikacioni, i disponueshëm në Apple Store dhe Google Play, u mundëson qytetarëve të raportojnë shpejt dhe në mënyrë të sigurt raste të dyshuara të shkeljeve tatimore.
Sipas Administratës Tatimore, një nga veçoritë e aplikacionit është mundësia e raportimit në mënyrë anonime, duke garantuar konfidencialitetin e qytetarëve që denoncojnë rastet e dyshuara.
Ky aplikacion synon të forcojë bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe qytetarëve në luftën kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, si dhe të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe respektimit të detyrimeve tatimore.