Nisma “BRIDGE2EU”, Ibrahimaj: Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, mundësi financimi nga BE

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Brain Nest Institute, ka lançuar nismën BRIDGE2EU – Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane


Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Brain Nest Institute, ka lançuar nismën BRIDGE2EU – Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane, e cila synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) shqiptare në orientimin dhe aksesin ndaj mundësive evropiane të financimit dhe zhvillimit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se programi është ndërtuar mbi nevojat konkrete të bizneseve, duke i ndihmuar ato të identifikojnë mundësitë e financimit dhe instrumentet evropiane që lidhen me objektivat e tyre të zhvillimit.

Në kuadër të nismës do të zhvillohen katër workshope, ku NVM-të pjesëmarrëse do të njihen me programet dhe instrumentet e financimit të BE-së, Single Market Programme, mundësitë e cascade funding dhe instrumentet financiare për bizneset.

Programi përfshin gjithashtu informacion mbi mundësitë në inovacion, digjitalizim dhe tranzicionin e gjelbër, si dhe orientim për kërkimin dhe aplikimin në thirrjet e BE-së dhe identifikimin e partnerëve të përshtatshëm.

Një tjetër komponent i BRIDGE2EU është mbështetja për përgatitjen e një Concept Note për një projekt konkret të biznesit.

Ibrahimaj u bëri thirrje NVM-ve të interesuara të plotësojnë formularin e regjistrimit dhe identifikimit të nevojave. Afati i aplikimit është 6 shtator 2026.

Nisma synon të krijojë një urë më të drejtpërdrejtë mes potencialit të bizneseve shqiptare dhe mundësive të financimit dhe zhvillimit që ofrohen në nivel evropian.

Burimi ATSH

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…