“Dyfisho Sipërmarrjen”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për aplikimet e bizneseve për kredi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se portali do të shërbejë si një pasqyrë e procesit të aplikimit, duke u dhënë bizneseve mundësinë të informohen në çdo moment se në çfarë faze ndodhet aplikimi i tyre.


Javën e ardhshme do të lançohet portali i dedikuar i programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili do të jetë i ndërlidhur me platformën e-Albania dhe do t’u mundësojë bizneseve të përgatisin më lehtë dokumentacionin për aplikimin për kredi, si dhe të ndjekin në kohë reale ecurinë e procesit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se portali do të shërbejë si një pasqyrë e procesit të aplikimit, duke u dhënë bizneseve mundësinë të informohen në çdo moment se në çfarë faze ndodhet aplikimi i tyre.

“Portali do të ndihmojë biznesin në përgatitjen e dokumentacionit për aplikimin për kredi. Ai do të jetë i lidhur me platformën e-Albania dhe do të shërbejë si pasqyrë e procesit të aplikimit, ku biznesi do të ketë mundësi të informohet në çdo kohë se në çfarë faze është aplikimi”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja bëri të ditur se, në kuadër të programit, po punohet së bashku me bankat dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave për ta bërë skemën sa më të thjeshtë dhe të aksesueshme për bizneset që kërkojnë të investojnë dhe të rriten.

“Përmes këtij programi do të mbështesim çdo biznes shqiptar, në çdo sektor, për të marrë një kredi me normë interesi nga 2 deri në 3%, deri në 10 vite shlyerje dhe me një vlerë maksimale prej 2 milionë eurosh”, tha Ibrahimaj.

Ajo theksoi se stafi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit do të jetë në dispozicion të bizneseve gjatë gjithë procesit, ndërsa do të ofrohet edhe asistencë për hartimin e planeve të biznesit.

“Ministria e Ekonomisë do të ndihmojë bizneset në hartimin e planit të biznesit, me qëllim që të mos ketë arsye për refuzimin e kredisë së tyre”, u shpreh ministrja.

Sipas Ibrahimajt, “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të ofrojë financim, asistencë dhe mbështetje konkrete për bizneset, duke ndihmuar në kthimin e planeve të tyre në investime dhe në nxitjen e rritjes së sipërmarrjes.

Burimi ATSH

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…