Intensifikohet bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Poloni, fokus investimet dhe marrëveshjet dypalëshe

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, u prit nga ministri i Financave të Polonisë, Andrzej Domanski, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë polake.


Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe finalizimin e marrëveshjeve dypalëshe.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, u prit nga ministri i Financave të Polonisë, Andrzej Domanski, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë polake.

Gjatë takimit u theksua rëndësia strategjike e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, të cilat janë thelluar ndjeshëm vitet e fundit. U prezantuan tregues të qëndrueshëm të bashkëpunimit, përfshirë rritjen e importeve nga Polonia me 9,9% në vitin 2025, duke arritur 216 milionë euro, si dhe rritjen e eksporteve shqiptare drejt Polonisë me 6,3%, në vlerë 26 milionë euro.

Po ashtu u evidentua zgjerimi i pranisë së biznesit polak në Shqipëri, me 110 kompani me kapital 100% polak dhe 19 me kapital të përbashkët, si dhe rritja e stokut të investimeve polake, i cili në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti 101 milionë euro.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe nisma për krijimin e Bankës Shqiptare për Zhvillim (BZH), e modeluar mbi përvojën e suksesit të bankës së zhvillimit të Polonisë, për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

Përfaqësuesit e të dy vendeve shprehën angazhimin për të vijuar bashkëpunimin intensiv mes ekipeve teknike dhe institucioneve përkatëse, me qëllim finalizimin dhe zbatimin efektiv të marrëveshjeve dhe projekteve të përbashkëta.

Burimi ATSH

Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vengu në Budapest: Fokus te inovacioni dhe industria e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën…