Zgjidhen drejtuesit e rinj të Parlamentit të Nxënësve, Kumbaro: Zëri i të rinjve në reformat në arsim

Përmes një seance të veçantë sot në Kuvendin e Shqipërisë u zgjodhën drejtuesit e rinj të Legjislaturës IV të Parlamentit të Nxënësve.


Përmes një seance të veçantë sot në Kuvendin e Shqipërisë u zgjodhën drejtuesit e rinj të Legjislaturës IV të Parlamentit të Nxënësve.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro përshëndeti seancën, duke kërkuar nga përfaqësuesit e rinj të këtij parlamenti të jenë zëri i shqetësimeve, sfidave dhe pritshmërive të bashkëmoshatarëve të tyre të shkollave të Shqipërisë, si dhe të jenë pjesë aktive e reformave në arsim.

“Si deputete prej tri legjislaturash e këtij parlamenti, nuk kam ardhur asnjëherë më me qejf sesa sot dhe nuk e kam parë këtë sallë më të bukur, më energjike dhe me një frymë kaq pozitive e bashkëpunuese që rezonon në çdo cep të saj. Se ne deputetët më të rritur, ç’është e vërteta, edhe ngremë ndonjëherë zërin këtu, edhe themi ndonjë fjalë jo të hijshme ose të pamenduar mirë, prandaj ky qëndrim shumë qytetar i juaji sot është meritë e juaja, e mësuesve dhe prindërve tuaj dhe na tregon se jo vetëm ne jemi model për ju, por edhe ju mund të jeni model për ne, se si demokracia mund të funksionojë mbi të drejtën për të respektuar fjalën, mendimin dhe qëndrimin e tjetrit”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro përshëndeti të gjithë anëtarët e legjislaturës III të Parlamentit të Nxënësve duke i falënderuar për punën, modelin, përpjekjet për të qenë zë dhe mbështetje për bashkëmoshatrët në komunitetet, qytetet, fshatrat e gjithë Shqipërisë.

“Mirëpresim legjislaturën IV të këtij parlamenti, jo vetëm si një kalim formal mandatesh, por për të konsoliduar vazhdimësinë e këtij institucioni, që nga legjislatura në legjislaturë, po shfaq qëndrueshmëri, rritje proaktive në nivelet e komunikimit si dhe nisma e ide që na ndihmojnë edhe në konsolidimin e politikave arsimore”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “reformat në arsimin parauniversitar i hartojmë në ministri, dhe në këtë sallë, por ato reforma bëhen për ju, ndaj është shumë e rëndësishme të bëhen edhe me ju, të jeni një zë i fortë të jeni gjithë kohës të angazhuar, të informuar dhe të krijoni edhe ju politika të vogla brenda klasave, shkollave brenda territorit të komunitetit, fshatit apo qytetit”.

Kumbaro tha nga ana tjetër, se shkolla tashmë nuk është vetëm institucioni ku bëhet mësim, merren detyra shtëpie dhe jepen provime, por një hapësirë ku nxënësit zhvillojnë talentet, kreativitetin, aftësinë dhe socializohen.

“Paralel me përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie, po kujdesemi që shkolla të jetë një hapësirë më gjithëpërfshirëse që krijon mundësi, promovon dhe mbështet talentet tuaja. Për herë të parë po organizojmë Festivalin e Shkencës, që tani është në fazë Drejtorish Rajonale dhe ju falenderojmë për rolin tuaj motivues. Po ashtu po shkojmë përpara me Konkursin e Gjuhës Shqipe që feston vlerat tona unike të identitetit kombëtar. Të gjithë ju jeni pjesë e programeve ‘Art dhe Zeje’, ‘Toka në Shkollë’, ‘Shkolla – Qendër Komunitare’, “Ekipet sportive”, etj., të cilat deri para pak vitesh nuk kanë qenë nëpër shkollat tona, por janë rezultat i përpjekjeve që shkolla të jetë jo vetëm vendi ku bëjmë mësim, japim provim e marrim detyra shtëpie, por ku formohemi si qytetarë, zhvillojmë talentet dhe aftësitë, si dhe bëhemi pjesë e mekanizmave qeverisës siç është ky parlament, një laborator demokracie, që ju edukon që në bankat e shkollës me modele të lidershipit. Dhe nuk duhet të harroni që lidershipi nuk është privilegj, është të marrësh përgjegjësi për klasën tënde, për komunitetin tënd, për ekipin tënd”, nënvizoi Kumbaro.

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë është organi përfaqësues i qeverive të nxënësve në nivel kombëtar, me qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të qeverisë së nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Shqipërisë në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.

Parlamenti i Nxënësve vepron pranë Ministrisë së Arsimit dhe formohet nga një proces zgjedhor periodik, ku marrin pjesë nxënësit e shkollave, përmes të zgjedhurve të tyre në qeverinë e nxënësve (kryetarëve të qeverive të nxënësve).

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Këshillin e Atlantikut: Interes i lartë për profilin ndërkombëtar të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e Këshillit të Atlantikut në Uashington, një nga organizatat më të rëndësishme…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Këshillin e Atlantikut: Interes i lartë për profilin ndërkombëtar të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e Këshillit të Atlantikut në Uashington, një nga organizatat më të rëndësishme…