Naim Frashëri, aktori që dominonte skenën me rolet e dramaturgjisë kombëtare dhe botërore

Më 18 shkurt të vitit 1975 u nda nga jeta aktori Naim Frashëri.


Më 18 shkurt të vitit 1975 u nda nga jeta aktori Naim Frashëri.

Ishte pasardhësi i një familjeje bejlerësh nga Përmeti, por lindi në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923. Fillimet artistike i pati në skenën e teatrit partizan, ku spikati për gjetjet aktoreske, e pas Luftës në Teatrin Kombëtar, në vitin 1945.

Disa prej roleve të tij më të duartrokitura janë: Valeri te “Tartufi”, Gjoni te “Trimi i mirë me shokë shumë”, gjenerali te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Leka te “Përkolgjinajt”, Nikolla te “Armiqtë”, Sasha Ribakov tek “Orët e Kremlinit”, Lubeni te “Procesi i Lajpcigut” dhe Hamleti te “Hamleti”.

Jonuz Bruga te “Familja e Peshkatarit”, do të ishte roli i 80-të dhe i fundit që do të realizonte Naim Frashëri në karrierën e tij të ngjeshur.

Në zhanrin e filmit ka interpretuar në 8 prodhime kinematografike, mes të cilave tek “Skënderbeu” më 1953-shin, si edhe tek filmi “Tana” më 1958-ën. Në vitin 1959 iu akordua Çmimi i Republikës, klasi I. Për mjeshtrinë e tij, është nderuar gjithashtu, me urdhrin e lartë “Hero i Punës Socialiste” dhe me titullin “Artist i Popullit”.

Burimi ATSH

Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Zvicrës takim me ministrin Hoxha

Ambasadorja zvicerane Siri Walt kreu një vizitë kortezie me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha.