Ministri kinez paralajmëron kundër sfidimit nga Japonia të rendit ndërkombëtar të pasluftës

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi bëri thirrje të shtunën për vigjilencë kundër prirjes së fundit të rrezikshme në Japoni, duke deklaruar se komentet e gabuara të lideres japoneze lidhur me çështjen e Tajvanit sfidojnë drejtpërdrejt sovranitetin e Kinës dhe rendin ndërkombëtar të pasluftës.


Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi bëri thirrje të shtunën për vigjilencë kundër prirjes së fundit të rrezikshme në Japoni, duke deklaruar se komentet e gabuara të lideres japoneze lidhur me çështjen e Tajvanit sfidojnë drejtpërdrejt sovranitetin e Kinës dhe rendin ndërkombëtar të pasluftës.

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i tha këto gjatë fjalimit të tij në seancën “Kina në botë” në Konferencën e 62-të të Sigurisë të Mynihut.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me përgjegjësinë e Kinës për ripërshkallëzimin e tensioneve në Azi-Paqësor, Wang tha se ai nuk është në një mendje që situata rajonale është gjithnjë e më e tensionuar. Duke i hedhur një vështrim mbarë botës, vetëm Azia ruan paqen e përgjithshme, vuri në dukje kryediplomati kinez, duke shtuar se edhe konfliktet e fundit lokale, të tilla si ato në kufirin Kamboxhia-Tajlandë, u shuan shpejt nëpërmjet përpjekjeve të të gjitha palëve, përfshirë Kinën. Kina është bërë një shtyllë e paqes në Azi dhe do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në qëndrueshmërinë rajonale si një forcë e rëndësishme për paqen globale, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u përgjigjet pyetjeve pasi mbajti një fjalim në seancën “Kina në botë” të Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani, më 14 shkurt 2026. /Xinhua

Megjithatë, Wang vuri në dukje se Azi-Paqësori nuk është pa sfida dhe bëri thirrje për vigjilencë kundër prirjeve të fundit të rrezikshme në Japoni.

Ai theksoi se kryeministrja aktuale japoneze ka pretenduar haptazi se çdo emergjencë në ngushticën e Tajvanit do të përbënte një të ashtuquajtur “situatë kërcënuese për mbijetesën” për Japoninë për të ushtruar vetëmbrojtje kolektive. Kjo është hera e parë gjatë 80 vjetëve pas luftës që një kryeministër japonez ka bërë hapur një deklaratë kaq skandaloze, tha Wang. Ai theksoi se vërejtje të tilla sfidojnë drejtpërdrejt sovranitetin kombëtar të Kinës, rendin ndërkombëtar të pasluftës me rikthimin e Tajvanit në Kinë, si edhe premtimet politike që Japonia bëri ndaj Kinës. Wang theksoi se Kina sigurisht që nuk do ta pranojë këtë, dhe as 1.4 miliardë kinezët!

Duke folur në Gjermani, Wang krahasoi trajtimet e historisë së pasluftës nga Japonia dhe Evropa. Ai vuri në dukje se Gjermania ka kryer një likuidim gjithëpërfshirës të fashizmit dhe ka miratuar ligje që ndalojnë promovimin e nazizmit. Ndërsa Japonia ende i vendos kriminelët e luftës të kategorisë A në një tempull, ku politikanët japonezë shpesh u bëjnë homazhe dhe i nderojnë ata si “shpirtra heroikë”. Një dukuri e tillë është i paimagjinueshme në Evropë, tha Wang, duke e quajtur këtë si shkaku kryesor i të gjitha problemeve.

Mësimet historike nuk janë shumë larg dhe duhet të shqyrtohen nga afër, tha Wang. Nëse Japonia refuzon të pendohet, ajo në mënyrë të pashmangshme do të përsërisë të njëjtat gabime dhe njerëzit zemërmirë duhet të jenë vigjilentë. Ai i kujtoi popullit japonez që të mos verbohet dhe të detyrohet përsëri nga forcat e ekstremit të djathtë dhe ideologjitë ekstreme. Wang u bëri thirrje të gjitha vendeve paqedashëse që t’i dërgojnë një paralajmërim Japonisë që, nëse orvatet të përsëritë rrugën e saj të mëparshme, ajo do të mposhtet më shpejt dhe do të pësojë një humbje më të rëndë!

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Balla uron Dukën për rizgjedhjen në krye të FSHF-së: Besoj në kualifikimin në Botëror

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, njëkohësisht zëvendëspresident i…

Global 360

Trump uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla uron Dukën për rizgjedhjen në krye të FSHF-së: Besoj në kualifikimin në Botëror

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, njëkohësisht zëvendëspresident i…