Kumbaro: Nga shtatori nis zbatimi i kurrikulës së re me 171 tekste për klasat I, VI dhe X

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e ftuar nga Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, prezantoi punën që po bën Ministria e Arsimit përmes Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, mbi rishikimin e kurrikulave dhe teksteve në arsimin bazë dhe atë të mesëm.


Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e ftuar nga Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, prezantoi punën që po bën Ministria e Arsimit përmes Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, mbi rishikimin e kurrikulave dhe teksteve në arsimin bazë dhe atë të mesëm.

Në këtë komision, e shoqëruar nga përfaqësues e specialistë të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, ministrja Kumbaro theksoi se përditësimi i kurrikulës së arsimit parauniversitar është konceptuar si një proces gjithëpërfshirës modernizimi, që synon ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor, fleksibël dhe të orientuar drejt zhvillimit të kompetencave të shekullit 21 për të gjithë nxënësit.

“Në kontekstin aktual të transformimeve të shpejta teknologjike, ekonomike dhe shoqërore, kurrikula kishte nevojë për ndërhyrje që të reflektonte nevojat e reja të tregut të punës, të shoqërisë së dijes dhe të qytetarisë globale. Gjithashtu rishikimi dhe përditësimi i saj u ndërmor edhe mbi bazën e vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare (siç janë PISA, TIMSS apo PIRLS), analizave të brendshme dhe përvojave të vendeve europiane, me synim ndërtimin e një kurrikule moderne dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht”, tha Kumbaro.

“Korniza e re kurrikulare është hartuar dhe miratuar duke reflektuar zhvillimet bashkëkohore në arsim dhe duke përcaktuar si kompetencat kyçe të përditësuara në përputhje me kompetencat kyç europiane; ashtu edhe fokusin te qasja STEM, integrimin e teknologjisë në procesin mësimor si pjesë e metodologjisë, udhëzimet metodologjike për mësimdhënien dhe fokusin te nxitja e krijimtarisë dhe mendimit kritik. Por edhe ka pasur një vëmendje të posaçme te temat ndërkurrikulare të përditësuara”, pohoi ministrja Kumbaro.

Gjatë fjalës së saj Kumbaro, prezantoi dhe vizionin mbi të cilën është konceptuar rishikimi i paketës kurrikulare për kurrikulat bërthamë, si dhe për programet lëndore për klasat I, VI dhe X.

“Për klasat 1,6,10 përditësimi i programeve lëndore ka ndodhur në vitin 2025, përditësimi i teksteve po ndodh aktualisht, dhe zbatimi i kurrikulës së re do të nisë në shtator të vitit 2026. E njëjta logjikë dhe proces do të ndiqet për klasat 2, 7, 11, me kurrikulën e re që do të zbatohet në shtator 2027; për klasat 3,8,12 në shtator të vitit 2028

Dhe për t’u përmbyllur me klasat 4,5,9 me zbatimin e kurrikulës së re duke filluar nga shtatori 2029. Përgatitja e listës së teksteve shkollore për përditësim, sipas klasave dhe lëndëve, bazuar në katalogun zyrtar të teksteve shkollore për klasat 1, 6 dhe 10 përfshin 171 tekste shkollore:140 tekste fizike dhe 31 tekste digjitale.

Sikundër përfshin hartimin e treguesve të përditësimit të teksteve shkollore dhe takime informuese me shtëpitë botuese për procesin e përditësimit të teksteve shkollore, që po zhvillohen nga kolegët e ASCAP.

Procesit të konkurrimit për tekste të reja shkollore do t’i nënshtrohen: Qytetaria për klasat 1-6-10 dhe gjuha shqipe për klasën 10.Ndërsa tekstet e tjera do t’i nënshtrohen përmirësimeve dhe përditësimeve sipas gjithë sa sqarova më herët”, sqaroi ministrja Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, ministrja theksoi se një kurrikul e re nuk mund të ketë sukses pa mësues të përgatitur, duke sqaruar se programi i ri strategjik 2026-2028 për zhvillimin professional të mësuesve, synon t’u garantojë këtyre të fundit mbështetje konkrete në planifikimin e mësimit sipas rezultateve të reja, në përdorimin efektiv të teknologjisë dhe të Inteligjencës Artificiale, në vlerësimin formues dhe, po aq e rëndësishme, në mirëqenien e tyre profesionale dhe etike.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…