MJK: Nuk mund të mohohet historia e detyrimit të “grave të komfortit” nga militarizmi japonez

Detyrimi i “grave të komfortit” (gra të detyruara në skllavëri seksuale për ushtarët japonezë) përbën një krim të rëndë të kryer nga militarizmi japonez e një shkelje të rëndë të të drejtave të viktimave, dhe për këtë ka prova të pakundërshtueshme që nuk mund të mohohen.


Detyrimi i “grave të komfortit” (gra të detyruara në skllavëri seksuale për ushtarët japonezë) përbën një krim të rëndë të kryer nga militarizmi japonez e një shkelje të rëndë të të drejtave të viktimave, dhe për këtë ka prova të pakundërshtueshme që nuk mund të mohohen. Kështu u shpreh të mërkurën në një konferencë të rregullt për shtypin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, duke shtuar që komuniteti ndërkombëtar ka shprehur indinjatë të thellë ndaj këtij krimi historik.

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Sipas raportimeve, Grupi i Punës për Diskriminimin ndaj Grave dhe Vajzave pranë Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, së bashku me disa mekanizma të tjerë të posaçëm të të drejtave të njeriut, i kanë dërguar një letër akuzuese qeverisë japoneze, duke shprehur shqetësim serioz se Japonia po i privon viktimat “gra të komfortit” nga e drejta e tyre për të kërkuar të vërtetën dhe kompensim. Vendet ku ka viktima të tilla, duke përfshirë Kinën, kanë paraqitur materiale mbështetëse me kërkesën e mekanizmave përkatës, të cilat janë publikuar në uebsajtin e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse, Lin tha se prej kohësh në Japoni ekzistojnë forca që përpiqen të mohojnë apo madje të shtrembërojnë historinë e detyrimit të “grave të komfortit”. Pala kineze është thellësisht e shqetësuar për qëndrimin dhe veprimet jo të drejta e jo të sinqerta të Japonisë ndaj historisë së agresionit. Pala japoneze duhet të reflektojë thellë mbi historinë e agresionit dhe mbi krimet e kryera, si edhe mbi vuajtjet e mëdha që u ka sjellë viktimave. Japonia duhet të trajtojë me ndershmëri dhe përgjegjësi çështjet historike, përfshirë atë të “grave të komfortit”, dhe të fitojë besimin e vendeve aziatike dhe të komunitetit ndërkombëtar me veprime konkrete.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Zvërneci është tokë private, projekti do të respektojë standardet e BE-së për mjedisin

Kryeministri Edi Rama në shënimet e javës, komentoi sot edhe vizitën e tij në Bochum të Gjermanisë, ku mori pjesë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zvërneci është tokë private, projekti do të respektojë standardet e BE-së për mjedisin

Kryeministri Edi Rama në shënimet e javës, komentoi sot edhe vizitën e tij në Bochum të Gjermanisë, ku mori pjesë…